Biografia

Rreth Nesh

INTBAU Albania

Rrjeti Ndërkombëtar për ndërtesat tradicionale, Arkitekturë dhe Urbanizëm, INTBAU, është një organizatë ndërkombëtaree jo-fitimprurëse edukative e cila punon nën patronazhin e Princit të Uellsit për të promovuar arkitekturën tradicionale, urbanizmin dhe artet e ndërtimit. Sekretariati i organizatës është i themeluar në Londër, Angli. 22 Kapitujt ndërkombëtare të INTBAU-t janë të themeluara si organizata jo-fitimprurëse të pavarura në mbarë botën.

INTBAU Albania e themeluar një vitin 2015, është një organizatë e llojit think-tank në mbështetjen e ndërtesave tradicionale, ruajtjen e karakterit lokal dhe dizajnit te përmiresuar dhe të qëndrueshëm të zhvillimit urban. INTBAU Albania synon krijimin e një rrjeti aktiv të individëve dhe institucioneve që mbrojnë, ruajnë, dizajnojnë, studiojnë ose promovojnë ndërtesat tradicionale, arkitekturën dhe urbanizmin.

INTBAU Albania, me edukim dhe trajnim në arkitekturën tradicionale, urbanizëm dhe vepra artizanale të ndërtimit, inkurajon njerezit për të ruajtur ndërtesat tradicionale; për të ndërtuar ndërtesa që kontribuojnë në mjediset tradicionale dhe për të përmiresuar cilesinë e jetesës në qytete, dhe fshatra në Shqipëri. Edukimi, hulumtimi dhe trajnimi janë instrumente të zgjedhura për të kontribuar dhe për të ndihmuar komunitetet lokale për të ruajtur traditat dhe identitetin e tyre, përmes arkitekturës dhe seminarëve të projektimit urban, që sjellin së bashku praktikuesit, artizanët dhe studentët.

Qëllime & Objektiva

 

Rrjeti

Ne zhvillojmë rrjetin ndërkombëtar për të ndarë njohuritë e përbashkëta, kujtesën kolektive dhe qëndrueshmërinë e pandarë të ndërtesave dhe qyteteve tradicionale, qyteteve dhe vëndeve publike, nëpërmjet konservimit lokal, rigjenerimit dhe ndërtimeve të reja.

 

EDUKIMI

Ne bashkëpunojmë me individë dhe grupe të tjera për të krijuar programe me trajnime edukative dhe post-profesionale, workshope, konferenca, leksione, seminare, turne, hulumtime dhe publikime për promovimin e njohurive, aftësive dhe ndërgjegjësimit. Gjithashtu, bashkëpunojmë për të zhvilluar një sërë mundësish online, për të arritur një audience nga e gjithë bota.



 

PËRKRAHJA

Ne rrisim ndërgjegjësimin publik për kërcënimet ndaj trashëgimisë lokale të ndërtuar (e vjetër dhe e re) dhe për çështje të tjera urgjente që ndikojnë në cilësinë e jetës urbane, duke përdorur mjetet e pjesëmarrjes së publikut, duke përfshirë seminare dhe workshope për dizenjimin dhe rivitalizimin e hapësirave publike dhe qyteteve. Ne punojmë për të rivendosur vazhdimësinë në akumulimin e njohurive, aftësive dhe kulturës së ndërtimit.

 

NDRYSHIMI

Ne bashkëpunojmë me partnerë të rrjetit tonë, njëkohësisht mes kapitujve ndërkombëtarë dhe në mes grupeve brënda secilit rajon, si dhe organizatat aleate, për të bërë ndyshime thelbësore dhe të nevojshme në politikë, arsimim dhe në praktikat më të mira.