Efiçenca e energjisë në Shqipëri

Që në Nëntor 2019, INTBAU Albania është partneri kryesor i projektit "Rritja e ndërgjegjësimit qytetar mbi masat standarde të efiçencës së energjisë në Shqipëri", një projekt i financuar dhe i mbështetur nga IPA II Integration Facility 2015 të Bashkimit Evropian. Objektivi kryesor i këtij projekti është të adresojë kryesisht fushat e efiçencës së energjisë në sektorin e banesave në Shqipëri, duke u përqëndruar në stokun e banesave të ndërtuara para vitit 2006 në Tiranë, për të rritur kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile dhe banorëve e Tiranës për performancën energjetike të stokut të këtyre banesave, si dhe masat e mundshme që duhen ndërmarrë në përputhje me Direktivën Evropiane për Ndërtimin e Performancës dhe Direktivën e Efiçencës së Energjisë e fuqizimin e tyre që të ndërmarrin veprime. Objektivat specifikë të projektit:

  • Për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nxitur një kuptim më të mirë të direktivave të Bashkimit Evropian për performancën e energjisë në përputhje me Acquis dhe standardet e BE-së, duke përdorur një gjuhë të thjeshtuar, dhe për të forcuar debate publike mbi këtë çështje, duke përfshirë OJF-të dhe banorët vendas të zonave urbane dhe periferike.
  • Për të rritur përfshirjen aktive dhe kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile në lidhje me efiçenën e energjisë në legjislacionin e BE-së dhe burimet e mundshme financiare.
  • Të veprojë si një ndërmjetës për të mbështetur një bashkëpunim të fortë dhe diskutim aktiv midis komuniteteve të OJF-ve në terren, banorëve të Tiranës, institucioneve publike, si dhe akademsë dhe medias, duke rezultuar në zhvillimin e një rrjeti të palëve të interesuara, të cilat mund të bëhen aktorë të rëndësishëm në proceset e zbatimit të politikave të tilla si Plani Kombëtar i Efiçencës së Energjisë në Shqipëri (2017-2020) dhe ligjet dhe rregulloret përkatëse të aprovuara.

Artikujt

Manual informues