Karavasta, Edicioni i Parë – Rigjenerim dhe konservim i asaj që tashmë ekziston

THIRRJE E HAPUR
KARAVASTA, EDICIONI I PARË

NË MES TË PARKUT – WORKSHOP INTERNACIONAL ONLINE
RIGJENERIM DHE KONSERVIM I ASAJ QË TASHMË EKZISTON
1 – 12 SHKURT 2021
AFATI I PLIKIMEVE: 7 JANAR 2021
DËRGO CV DHE PORTFOLIO NË: [email protected]
REZULTATET E APLIKIMIT: 15 JANAR 2021

Workshopi ka si qëllim kryesor krijimin e projekteve të rigjenerimit dhe konservimit të ndërtesave/hapësirave ekzistuese, duke përdorur kriteret e qëndrueshmërisë përmes materialeve inovative dhe burimeve të kufizuara ekonomike.

Rasti studimor ndodhet në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta në Shqipëri, ku që prej tre vjetësh Dastu dhe INTBAU Albania, promovuesit kryesorë të workshopit, në bashkëpunim me Bashkinë e Divjakës dhe Autoritetet përgjegjëse të Parkut kanë nisur projektin kërkimor të quajtur "Urban Lab". Nëpërmjet këtij workshopi shqyrtohen mundësitë e konservimit dhe rigjenerimit të disa prej "rrënojave" ekzistuese brenda Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta të cilat lidhen me kujtesën historike vendase - bunkerët, garnizonet ushtarake që datojnë që nga pushtimi italian rreth viteve‘30, të përdorura për internimin e artistëve dhe shkrimtarëve gjatë luftës civile shqiptare të ’97. Me rëndësi është forcimi i lidhjes mes mjedisit të pyllit ku gjenden ndërtesat dhe rizbulimi i mënyrave të reja të jetesës dhe ndarja e përvojës së parkut dhe sistemit të tij ekologjik.

Ndërthurja e mënyrave inovative të sistemeve të ndërtimit dhe përfshirja e profesionistëve ndërkombëtarë të cilët punojnë në fushën e arkitekturës, planifikimit urban dhe rigjenerimit të peizazhit janë vetem disa nga avantazhet e këtij workshopi. Gjithashtu, projektet që do të zhvillohen do kenë si fokus kryesor konservimin dhe rigjenerimin (në disa raste edhe të përkohshëm) të ndërtesave ekzistuese në harmoni me mjedisin rrethues dhe përdorimin e burimeve të kufizuara ekonomike.

SINTEZË E PROGRAMIT

Workshopi do të ndahet në katër faza të ndryshme që do të përfshijnë jo vetëm studentët e Politeknikut të Milanos,studentët/arkitektët e rinj/të reja nga Shqipëria, lektorët/të ftuarit e asistentët, por edhe entiteteshqiptare referuese.

Pjesa 1 (2 ditë): Seminare me inspektime virtuale, takime (virtuale) me autoritetet lokale dhe leksione të dedikuara për njohjen kontekstit dhe ilustrimin e hulumtimeve të vazhdueshme mbi temën në studim.

Pjesa 2 (5 ditë): Ditët e seminareve janë planifikuar (me leksione dhe vlerësime të mbajtura nga lektorë të ftuar të jashtëm) duke i alternuar me zhvillimin e projekteve në grup, të koordinuara nga asistentët dhe koordinatorët.

Pjesa 3 (1 ditë): Diskutimi përfundimtar me profesionistët e ftuar dhe përshëndetjet përmbyllëse.

Pjesa 4: (2 ditë): Punë individuale dhe në grup me mbështetjen e asistentëve dhe koordinatorëve për të përfunduar materialet e prodhuara gjatë seminarit.