Laboratori Urban - Divjakë

Urban Lab është projekti me të cilin INTBAU Albania është angazhuar që në mes të 2017. Ky projekt ka si qëllim krijimin e një Laboratori Urban për zhvillimin territorial të zonës së Divjakës. INTBAU Albania mori pjesë në studimin e fizibilitetit dhe do të kujdeset për të zhvilluar veprime të lidhura me: kontributin në dizajnin me pjesëmarrje (participatory design); kushtimin e një vëmendjeje të veçantë për studimin dhe zhvillimin e mënyrave të promovimit territorial; shpërndarjen dhe promovimin e rezultateve.