Apliko për Internship

INTBAU Albania fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për praktika të ndryshme, e cila synon t'i njohë ata me përvojën e punës në përgjithësi. Në varësi të projekteve dhe interesit të tyre, aplikanti do të ndihmojë në disa detyra. Praktikantët do të kenë qasje të lirë në përdorimin e dokumenteve dhe publikimeve, të cilat do t'u jepnin atyre mundësinë për të pasur një njohuri më të thelluara për Organizatën INTBAU Albania. Gjithashtu, ata do të kenë mundësinë të bëhen anëtarë të Organizatës. Kjo do të rrisë kontaktet dhe shanset për një zhvillim të mëtejshëm të aspektit të tyre profesional. Në përfundim të praktikës do të pajisen edhe me një certifikatë pune.

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër Motivimi në adresën e-mail: [email protected]

Aplikantët e zgjedhur për intervistë do të njoftohen, pas verifikimit të të gjitha aplikimeve.

Ne mirëpresim të gjitha sugjerimet dhe idetë tuaja që mund të përmirësojnë këtë përvojë!