Raporte dhe vlerësime për Trashëgiminë Arkitektonike dhe Kulturore të Bashkive Kukës dhe Dibër

Gjatë periudhës Shkurt - Prill 2016, INTBAU Albania ka bashkëpunuar me A&I Studio dhe PANGEA për të hartuar Planin e Përgjithshëm Vendor (GLP) për Bashkinë Kukës dhe Dibër. Në veçanti INTBAU Albania dha një konsulencë për vlerësimin dhe analizën e Trashëgimisë Arkitektonike dhe Kulturore. Raporti paraqiti një analizë të hollësishme të ndërtesave dhe zonave me interes, duke u përqëndruar në zhvillimet historike, pasuritë kulturore, arkitekturën tradicionale. Në raport janë përshkruar dhe analizuar monumentet natyrore, vendet arkeologjike, ndërtesat historike, fortifikimet, objektet fetare, banesat tradicionale, ndërtesat industriale dhe minierat. Për më tepër, strategjia e propozuar nga GLP qëndronte në të gjitha vendet dhe monumentet që kanë potencial për të kontribuar në rritjen e turizmit ose për të ndërtuar dhe forcuar proceset ekonomike.