Raporte dhe vlerësime për Trashëgiminë Arkitektonike dhe Kulturore të Bashkive Finiq, Libohovë, Delvinë

Në periudhën Dhjetor 2018 – Prill 2019, INTBAU Albania në bashkëpunim me DEA studio ka kryer raporte dhe vlerësime mbi Trashëgiminë Arkitektonike dhe Kulturore të Bashkive Finiq, Libohovë, Delvinë. Më tej, analiza dhe vleresimi i trashëgimisë arkitekturore dhe historike bënë të mundur përpilimin e disa projekteve mbi rijetëzimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre Bashkive duke mbrojtur dhe vënë në përdorim të turizmit kulturor e malor disa prej aseteve të zonave në studim.