
INTBAU Albania në bashkëpunim me dy universitetet politeknike italiane të Milanos dhe Barit, AKPT (Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit) dhe Bashkinë Tiranë zhvilloi ekspozitën "Rigjenerimi i Tiranës: Strategji dhe Projekte të Politeknikëve të Barit dhe Milanos". Kjo ekspozitë u zhvillua në ambientet e Piramidës së Tiranës dhe u pa me entuziazëm nga pjesëmarresit e saj. Strategjitë e propozuara lidhen me projektin e masterplanit të Tiranës: TR030 dhe fokusohen në çështjet e mjedisit, parqeve urbane, hapësirave të lira, zonave ish-industriale etj. Për ketë ekspozitë është prodhuar edhe nje katolog që përfshin projektet e studenteve.






