Rigjenerimi i Tiranës: Strategji dhe Projekte të Politeknikëve të Barit dhe Milanos

INTBAU Albania në bashkëpunim me dy universitetet politeknike italiane të Milanos dhe Barit, AKPT (Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit) dhe Bashkinë Tiranë zhvilloi ekspozitën "Rigjenerimi i Tiranës: Strategji dhe Projekte të Politeknikëve të Barit dhe Milanos". Kjo ekspozitë u zhvillua në ambientet e Piramidës së Tiranës dhe u pa me entuziazëm nga pjesëmarresit e saj. Strategjitë e propozuara lidhen me projektin e masterplanit të Tiranës: TR030 dhe fokusohen në çështjet e mjedisit, parqeve urbane, hapësirave të lira, zonave ish-industriale etj. Për ketë ekspozitë është prodhuar edhe nje katolog që përfshin projektet e studenteve.