Evoked

Në shkurt 2016, INTBAU Albania, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, Atelier Albania, Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) dhe Universitetin Politeknik të Barit organizuan ekspozitën "EVOKED", e cila sjell një vizion të ndryshëm mbi fenomenin informal të strehimit nëpërmjet "tejkalimit" në mënyrë të pakontrollueshme në Shqipëri, që nga viti 1991. Kjo ekspozitë kishte si qëllim të krijonte një dialog vizual dhe teorik mbi Arkitekturën informale në Shqipëri midis 12 Arkitektëve të njohur shqiptarë dhe 12 arkitektëve të shquar italianë.