Ceremonia e çmimeve të Ekselencës në Kongresin Botëror INTBAU 2018

Në 27-28 Nëntor 2018, anëtarë të Bordit të INTBAU Albania morën pjesë në Kongresin Botëror të INTBAU në Londër, me tematikë “Everything Old is New Again”, ku puna e disa prej anëtarëve të INTBAU-t "Udhëzuesi Praktik për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Banesave Tradicionale në Fshatrat e Bregdetit të Himarës" u vlerësua me çmimin e nderit në kategorinë Urban Design, në ceremoninë e Çmimeve të Ekselencës në Kongresin Botëror INTBAU, 2018.