Raporte dhe vlerësime mbi Trashëgiminë Arkitektonike dhe Kulturore të Bashkive Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol

Gjatë muajit Prill - Qershor 2016, INTBAU Albania mori pjesë si këshillues për Trashëgiminë Arkitektonike dhe Kulturore në hartimin e raporteve për Bashkinë Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol. Në këto raporte, janë analizuar të gjitha monumentet për secilën komunë, duke dhënë informacione të detajuara për karakteristikat e tyre. Studimi përfshin vendet arkeologjike, ndërtesat historike, fortifikimet, banesat tradicionale, ndërtesat industriale, monumentet historike dhe objektet e kultit.