Zbulimi i zonave të pa eksploruara midis liqeneve të Komanit dhe Fierzës

Gjatë pranverës së vitit 2017, INTBAU Albania ka punuar për projektin "Zbulimi i zonave të pa eksploruara midis liqeneve të Komanit dhe Fierzës", duke studiuar lidhjen e ngushtë të liqeneve me lumin Drin. “Dita e Drinit” u organizua suksesshëm gjatë dy ditëve, duke përmbushur me sukses qëllimet: pregatitja e një guide të trashëgimisë arkitekturore përgjatë anëve të Drinit; dhe një tur studimor përgjatë Basenit Ujor të Drinit me ndalesën kryesore në sitin arkeologjik të Komanit. Ky aktivitet u zhvillua ne bashkepunim me CoRDA dhe MWP-Med.